Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bujqësia në Kosovë mbetet shtyllë e ekonomisë, rriten eksportet mbi 170 milionë euro

Vendi  |  05.01.2026 Ora 7:46   

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka vazhduar të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë gjatë viteve 2024/2025, duke kontribuar në sigurimin e ushqimit për popullatën dhe në rritjen e eksportit të produkteve bujqësore.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sipërfaqja e tokës së punueshme ka arritur në 420,229 hektar, me një tkurrje të lehtë prej 0.11% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, është shënuar rritje e sipërfaqes së arave dhe fidanishteve, ndërsa kopshtet, plantacionet e pemëve dhe vreshtat kanë pësuar rënie.

Tokë djerrinë e papunuar për vitin 2024 është regjistruar 6,429.78 hektar, rritje kjo që lidhet me zvogëlimin e sipërfaqeve të perimeve, pemëve dhe vreshtave.

Regjistrimi i fundit i bujqësisë tregon se Kosova ka 130,775 ekonomi bujqësore, të cilat menaxhojnë mesatarisht 3.9 hektar tokë, duke e bërë sektorin bujqësor një komponent të rëndësishëm të ekonomisë vendore.

Sa i përket eksporteve, gjatë vitit 2024 ato kanë arritur vlerën prej 170.8 milionë euro, me rritje prej 15.4% krahasuar me vitin paraprak. Rritja më e madhe është shënuar në eksportin e produkteve të pemëve dhe arroreve, përgatitjeve të ngrënshme dhe produkteve të drithërave, kryesisht drejt tregjeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Ministria vlerëson se, megjithë rezultatet pozitive, rënia e disa kategorive dhe rritja e tokës djerrinë tregojnë nevojën për menaxhim më të mirë, investime në teknologji dhe përmirësim të kapaciteteve të fermerëve, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing