Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Orlando Bloom do të bëjë zërin e Prince Harry për serinë e animuar nga HBO

Film  |  22.01.2020 Ora 10:49   
 Ai I cili bëri “Family Guy” tashmë është duke punuar në një seri të animuar në lidhje me Familjen Mbretërore. Inspiruar nga një faqe e famshme Instagrami, “Prince”do të tregojë historinë e Windsors përmes syvë të gjashtë vjecarit Princit George.

Seria nga HBO Max e cila ka në qendër familjen më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur që aktorin Orlando Bloom ta angazhojë për të bërë zërin e Princit Harry.

Ashtu sikurse në  “Family Guy”, Gary Janetti do të jetë producent edhe I këtij projekti. Bëhet e ditur se zërin e Maghan do ta bëjë aktorja amerikane Condola Rashad, të Kate Middleton Lucy Punch, ndërsa Tom Hollander do të jetë zëri I Prince Philip dhe Prince Charles, Frances De La Tour do të jetë Mbretëresha Elizabeth,ndërsa  zëri I Princit william do të bëhet nga Iwan Rheon.

 Në anën tjetër Familja Mbretërore ka mbizotëruar titujt javët e fundit me spekulimet mbi të ardhmen e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle. Cifti tani duhet të largohet nga detyrat e tyre mbretërore dhe të fillojnë një jetë të re në Kanada. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing