Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Juventus 'kthenë vëmendjen te Tonali' pas 'dështimit për të arritur marrëveshje për Rakitic'

Sport  |  22.01.2020 Ora 11:30   
Juventus dhe Barcelona nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për Ivan Rakitic, shkruan Tuttosport.

Kampionët e Serisë A janë të gatshëm të nënshkruajnë me mesfushorin këtë muaj por të dy klubet nuk kanë arritur të bien dakord.

E ardhmja e Rakitic ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta muajve të fundit dhe Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për të mes interesit nga një numër i klubeve.

Juve mendohet se janë të vendosur në atë listë, por nuk kanë pranuar të ofrojnë më shumë se 10 milion £ me kontratën e Rakitic deri në verë.

Tuttosport pretendon se gjigantët italianë tani kanë kthyer vëmendjen e tyre ndaj të riut me shumë vlera të Brescia, Sandro Tonali.

19-vjeçari vlerësohet me 42 milion £ dhe po tërheq interes nga Manchester United, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Juventus do të eksplorojë mundësinë e nënshkrimit të Tonali, por gjithashtu do të rikthehet për Rakitic gjatë verës nëse ai mbetet në Barca dhe bëhet i lirë në fund të sezonit./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing