Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vdekja e këngëtarit Prince, gjykata hedh poshtë akuzat e familjes

Muzikë  |  22.01.2020 Ora 11:42   
Vdekje e “gabuar” është quajtur vdekja e këngëtarit Prince, në akuzat që familjarët e tij kanë dërguar në gjykatë. Por pikërisht këto akuza janë hedhur poshtë 4 vite pas vdekjes së yllit të këngës.

Këto akuza ishin bërë nga familja, kundër mjekut I cilli I përshkruante receta kundër dhimbjeve këngëtarit Prince si dhe barantores e cila bënte furnizimin me to. Prince ndërroi jetë në moshën 57 vjec në vitin 2016 pas një mbidozimi aksidental me qetësues, në shtëpinë e tij në Minneapilis.

Edhe pse zakonisht këto raste të akuzave mbesin konfidenciale, familja e këngëtarit Prince pati bërë vetë të ditur se kanë ngritë akuzë kundër zingjirit të barnatoreve Walgreens dhe Dr Miachael Schulenberg, I cili e trajtoi yllin e këngës “Kiss” javët para vdekjes së tij.

Ndërsa akuzat se Dr Schulenberg ka dështuar në trajtimin e tij, qka ishte pjesa  thelbësore në vdekjen e Prince  edhe vetëm mjeku e ka hedhur poshtë. Pas vdekjes së Prince hetuesia gjeti në shtëpinë e tij qindra qetësues dhimbjesh të llojeve të ndryshme, qka tregon se ai prej vitesh vuante nga dhimbjet. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing