19 maji do të jetë pikërisht dita kur do të publikohet novela e re Hunger Games, "The Ballad of Songbirds and Snakes” e cila do të përqëndrohet pas në historinë e të ligut President Snow. Seria e librave të Suzanne Collins është një sagë rebelimi dhe rezistence në Panem, një verzion distrofik I Amerikës.
Triologjia origjinale e autores amerikane u bë një ekskluzivitet I suksesshëm I filmit, ku rolin kryesor atë të heroinës Katniss e luante Jennifer Lawrence. Kështu “para-ngjarja” e Hunger Games” si novelë e re është vendosur 64 vjet para ngjarjeve të Lojërave të Urisë dhe detajon “Ditët e Errëta” që çuan rebelimin e dështuar në Panem.
Një fragment I parë I disponueshëm në faqen e internetit të Entertainment Weekly, përshkruan Coriolanus Snow si një student simpatik të universitetit, I cili lindi në privilegj. E përderisa bota mendonte se ai ishte I pasur, Coriolanus e di se monedha e tij e vetme është pamja e tij, e kështu ai vazhdon me komplimete, e me sjellje miqsore këtu e atje, derisa rrugës bëhet një tiran brutal.
Edhe pse shumë nga fansat e Hunger Games e kanë mirëpritë këtë lajm, shumë të tjerë janë shprehur të pakënaqur me vazhdimin, meqë kanë thënë se është shumë e panevojshme të “humanizohet” nje karakter përfundimisht vrasës./radioplus/