Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora: Kosova kujtim i paharrueshëm, do të vazhdojë të punojë për vendin tim(Video)

Muzikë  |  28.02.2018 Ora 8:23   
Rita Ora, e cila së fundmi ishte në qendër të vëmendjes për shkak të performancës së saj në në Prishtinë, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tani në kanalin e saj zyrtar në Youtube, ka publikuar një përmbledhje të rrugëtimit të saj deri në Prishtinë dhe momentet më të mira të koncertit.

 “RITA ORA | Kosovo 10 Year Independence Day Show – Video Diary” përgjatë 15 minutave, përmes pamjeve shpalosë përvojën e Rita Orës që nga momenti i nisjes, arritja, koncerti dhe largimi i saj nga Kosova.

 “Është diçka tejet e veçantë të jeshë ambasadore e vendi tënd. Vendi im është i vogël dhe i mungojnë këto koncerte. Punoj shumë që ta vendosi vendim tim në hartë dhe do të vazhdojë ende të punoj”, thotë Rita Ora në këtë video përmbledhje.

Të njëtën video ajo e postoi edhe në llogarinë e saj në Instagram ku ka shkruar: “Kosova ishte një kujtim i paharrueshëm dhe jam shumë e gëzuar që kam performuar sërish në shtëpi”.“Faleminderit të gjithëve, ju vlerësoj shumë”, ka shkruar Rita. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing