Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këto lojëra, që konsiderohen ngjarja më e rëndësishme multisportive pas Lojërave Olimpike, pritet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030, me pjesëmarrjen e rreth 5.000 sportistëve nga 26 vende.
Megjithatë, projektet kyçe si ndërtimi i stadiumit kombëtar dhe krijimi i fshatit mesdhetar për akomodimin e atletëve ende nuk kanë nisur. Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, vendi është prapa me përgatitjet, ndërsa çdo vonesë po konsiderohet në disfavor.
Në anën tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Sportit theksojnë se shumica e objekteve janë të planifikuara për renovim dhe jo për ndërtim nga fillimi, duke e bërë procesin më të menaxhueshëm.
Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka kërkuar përshpejtimin e punimeve, duke shtuar presionin mbi institucionet vendore.
Kosova synon që infrastruktura të jetë gati deri në vitin 2028, në mënyrë që të testohet para organizimit të lojërave, ndërsa përfundimi i projekteve pritet deri në vitin 2029.
Pavarësisht sfidave, organizimi i Lojërave Mesdhetare mbetet një mundësi e madhe për zhvillimin e sportit dhe promovimin ndërkombëtar të vendit.