Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sheeran, Drake dhe Swift, artistët me albumet më të shitura në botë

Muzikë  |  28.02.2018 Ora 9:32   
“The International Federation of the Phonographic Industry (IFPI) apo “Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike (IFPI), së fundimi publikoi një listë me albumet më të shitura në botë për vitin 2017.

Sipas IFPI, albumi “Divide” i Ed Sheeran i lansuar në mars të vitit 2017 është albumi më i shitur në botë.  Edhe kënga “Shape Of You” e Ed Sheeran ka dalë të jetë singli më i shitur në botë, gjatë vitit 2017.

Këngëtari i njohur Britanik, Ed Sheeran është shpallur artisti më i suksesshëm për vitin 2017. Ai është artisti i parë që brenda një viti ka edhe albumin edhe singlin më të shitur në nivel global.

"Ed është me të vërtetë një kompozitor, këngëtar dhe interpretues i pabesueshëm, aftësia e tij për të treguar histori dhe për të prekur ndjenjat e njerëzve, më të vërtetë është e veçantë”,  ka thënë Max Lousada nga “Warner Music Group”.

Pas Ed Sheeran, artisti i dytë më së shumti shitje, është Drake me albumin “More Life”, ndërsa Taylor Swift është e treta artiste me më së shumti shitje të albumit, ani pse albumi i saj “Reputation” u publikua në nëntor të vitit 2017. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing