Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja Sabrina Carpenter ka deklaruar se performanca e saj në Coachella do të jetë më ambiciozja e karrierës së saj.
Artistja, e cila do të jetë në mesin e emrave kryesorë së bashku me Justin Bieber dhe Karol G, theksoi se përgatitjet për këtë shfaqje kanë nisur që shtatë muaj më parë.
Ajo rikujtoi se dy vite më parë performoi për herë të parë këngën “Espresso” në këtë festival, ndërsa tani rikthehet si headlinere, duke e cilësuar këtë moment si “shumë të veçantë”.
Ndërkohë, Carpenter përmendi si frymëzime emra të mëdhenj si Madonna dhe ABBA.
Festivali Coachella nis këtë të premte.