Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Rolling Stones zbulojnë datën e publikimit të albumit të ri “Foreign Tongues”

Muzikë  |  07.05.2026 Ora 16:17   

 

Grupi legjendar The Rolling Stones ka konfirmuar zyrtarisht se albumi i tyre më i ri, Foreign Tongues, do të publikohet më 10 korrik.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale të grupit, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar ditët e fundit. Ky projekt vjen rreth tre vjet pas suksesit të albumit Hackney Diamonds, i cili fitoi çmim Grammy dhe kryesoi toplistat në shumë vende.

Albumi i ri do të përmbajë 14 këngë dhe do të promovohet paraprakisht me singllin In the Stars, një këngë me ritëm energjik dhe atmosferë dinamike. Paralelisht është publikuar edhe kënga hapëse e albumit, Rough and Twisted.

Ndërkohë, versioni fizik “In the Stars/Rough and Twisted” do të dalë më 15 maj.

Para njoftimit zyrtar, grupi rriti kureshtjen e fansave duke publikuar në edicion të limituar këngën “Rough and Twisted” nën pseudonimin “The Cockroaches”.

Albumi është regjistruar në Metropolis Studios në Londër, në bashkëpunim me producentin fitues të Grammy-t, Andrew Watt, i cili kishte punuar edhe në albumin e mëparshëm të grupit.

Mick Jagger u shpreh se procesi i realizimit ishte intensiv dhe shumë energjik.

“Kishim 14 këngë fantastike dhe punuam sa më shpejt që ishte e mundur. Ishin javë shumë intensive”, tha ai.

Ndërsa Keith Richards theksoi se albumi vazhdon frymën e “Hackney Diamonds” dhe se atmosfera londineze pati rol të rëndësishëm në procesin krijues.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing