Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fisnik Asllani i vendosur për të ardhmen e tij

Sport  |  11.05.2026 Ora 16:06   

Fisnik Asllani ka deklaruar se ëndrra e TSG Hoffenheim për t’u kualifikuar në UEFA Champions League mbetet ende gjallë, pas fitores 1-0 ndaj Werder Bremen në javën e 33-të të Bundesligës.

Skuadra nga Sinsheimi mori tri pikë të rëndësishme në “PreZero Arena”, falë golit të Bazoumana Toure në minutën e 26-të, duke u ngjitur në vendin e pestë me 61 pikë, po aq sa VfB Stuttgart në pozitën e katërt.

Pas ndeshjes, Asllani u shpreh optimist për shanset e Hoffenheimit, por theksoi se skuadra duhej ta kishte mbyllur më herët takimin.

“Ëndrra për Ligën e Kampionëve është ende aty. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne, por duhej të kishim shënuar më shumë gola dhe patëm fat që nuk pësuam”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Ai shtoi se ndeshja u vështirësua për shkak të mënyrës së lojës së Bremenit, sidomos pas kartonit të kuq.

“Të luash kundër një ekipi me një lojtar më pak nuk është aq e lehtë sa duket. Ata u mbrojtën mirë dhe luajtën me kundërsulme”, tha Asllani.

Sulmuesi 23-vjeçar pritet të largohet nga Hoffenheimi në fund të sezonit, ndërsa raportimet e fundit e lidhin me klube të mëdha si FC Barcelona, FC Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing