Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Hansi Flick ka konfirmuar se do ta vazhdojë aventurën te FC Barcelona edhe për të paktën dy sezone të tjera. Trajneri gjerman, i cili sapo festoi titullin e dytë radhazi në La Liga, zbuloi se marrëveshja e re do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2028, me opsion për një vit shtesë.
Sipas mediave spanjolle, detajet e kontratës janë finalizuar së fundmi nga agjenti i tij, Pini Zahavi, pas javësh negociatash me drejtuesit katalanas.
“Është mirë për ekipin tim dhe për ne që të kemi besimin për të punuar edhe disa vite të tjera së bashku. Për Barcelonën kjo formulë është ideale”, deklaroi Flick para ndeshjes ndaj Deportivo Alaves.
Ai theksoi se objektivi kryesor i klubit mbetet rikthimi në majën e futbollit evropian, duke e cilësuar fitimin e Ligës së Kampionëve si “ëndrrën e madhe” të skuadrës.
Nën drejtimin e Flick, Barcelona ka fituar pesë nga gjashtë trofetë vendorë të mundshëm në dy sezonet e fundit, duke rikthyer dominimin në futbollin spanjoll dhe duke ngritur pritshmëritë për sukses edhe në Evropë.