Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pak metra larg shkollave në Prishtinë, nxënës – përfshirë edhe ata të shkollave fillore – janë parë duke konsumuar duhan dhe cigare elektronike. Shqetësimi kryesor i prindërve mbetet qasja e lehtë në këto produkte, të cilat shpesh shiten në marketet pranë shkollave.
Prindërit thonë se fëmijët mund t’i sigurojnë cigaret dhe vape-t gjatë pushimeve ose para e pas mësimit, pa vështirësi. Për këtë arsye, Qendra për Avokim dhe Zhvillim ka nisur një peticion për kufizimin me ligj të qasjes së fëmijëve në produktet e duhanit dhe nikotinës.
Sipas organizatës, propozimet për ndalimin e shitjes së këtyre produkteve pranë shkollave dhe kufizimin e tyre vetëm në dyqane të specializuara nuk janë përfshirë në ndryshimet e planifikuara ligjore.
Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka paralajmëruar kontrolle më të rrepta në dhe përreth shkollave, përmes një plani veprimi që do të përfshijë të gjitha institucionet arsimore.
Sipas studimeve, një cigare elektronike mund të përmbajë nikotinë sa deri në nëntë paketa cigare tradicionale.