Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova shënon rënie të emigrimit

Vendi  |  18.05.2026 Ora 7:38   

Emigrimi vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë afatgjatë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit të fundit ekonomik rajonal të Bankës Botërore, rajoni po përballet ende me largim të vazhdueshëm të fuqisë punëtore gjatë viteve 2024–2025.

Raporti tregon se Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, me nivelin më të lartë të emigracionit neto, ndërsa Serbia regjistron shifrat më të ulëta krahasuar me popullsinë e saj.

Për Kosovën, Banka Botërore vlerëson një përmirësim të lehtë. Emigracioni neto ka rënë nga rreth 22 mijë persona në vitin 2024 në rreth 18,500 në vitin 2025, duke sinjalizuar një stabilizim pas valës së parë të liberalizimit të vizave.

Megjithatë, Kosova mbetet ende ndër vendet me presion të lartë për emigrim, kryesisht për shkak të papunësisë tek të rinjtë dhe kërkesës për mundësi më të mira ekonomike jashtë vendit.

Ndërkohë, Mali i Zi ka regjistruar rritjen më të madhe të largimeve, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Serbia po përballen gjithashtu me rritje të emigrimit. Maqedonia e Veriut ka shënuar një stabilizim të lehtë të trendit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing