Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Albanologjik do të organizojë nga 18 deri më 22 maj edicionin e 17-të të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e studimeve shqiptare në Kosovë dhe rajon.
Konferenca do të mbahet në Prishtinë dhe do të mbledhë studiues, profesorë dhe ekspertë të albanologjisë, të cilët do të trajtojnë tema që lidhen me gjuhën shqipe, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare.
Hapja zyrtare bëhet më 18 maj në ora 10:00, ndërsa sesioni i parë i Gjuhësisë do të fokusohet në temën “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”, ku do të diskutohet për ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e gjuhës shqipe.
Gjatë pesë ditëve do të organizohen sesione për letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë, me diskutime mbi autorët shqiptarë, trashëgiminë kulturore dhe identitetin historik e gjuhësor shqiptar.
Sipas organizatorëve, konferenca synon të promovojë studimet bashkëkohore albanologjike dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi zhvillimet dhe sfidat e reja në kulturën dhe gjuhën shqipe.