Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Hulumtimet e fundit për lumenjtë në Kosovë kanë nxjerrë në pah një gjendje shqetësuese, duke evidentuar degradim të madh për shkak të ndotjes dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara njerëzore.
Sipas organizatës mjedisore “Ecopana”, në pellgun e Drinit të Bardhë janë identifikuar 142 diga, shumë prej të cilave janë ndërtuar dikur për ujitje, por sot nuk e kryejnë më atë funksion dhe vetëm pengojnë rrjedhën natyrore të lumenjve.
Ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrjet në lumenj ndikojnë drejtpërdrejt në biodiversitetin ujor dhe cilësinë e ujit që përdoret për konsum. Ata kërkojnë analiza të detajuara mjedisore para çdo ndërtimi pranë lumenjve.
Sipas tyre, pa masa të menjëhershme, lumenjtë në Kosovë rrezikojnë të humbin funksionin e tyre jetik dhe ekosistemin që mbajnë.