Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Prishtinë mbahet sot Forumi Itali–Kosovë për Agrobiznes, një ngjarje që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Italisë, me fokus në agro-industri dhe zhvillim rural.
Forumi do të mbledhë përfaqësues institucionesh, biznese vendore dhe kompani italiane, me qëllim diskutimin e investimeve, partneriteteve strategjike dhe zgjerimit të bashkëpunimit tregtar në sektorin e agrobiznesit.
Në aktivitet është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pritet të mbajë një fjalim rasti.
Ngjarja nis nga ora 11:00 në Swiss Diamond Hotel, në sallën DyaR. Organizatorët thonë se forumi synon të krijojë mundësi të reja për bizneset kosovare dhe lidhje më të forta me tregun italian.