Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në ambientet e Salla 1 Tetori në Prishtinë, sot organizohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë, me organizim nga Qendra e Studentëve.
Aksioni do të mbahet nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe është i hapur për studentë dhe qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë iniciativë humanitare.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se dhurimi i gjakut është jetik për pacientët që kanë nevojë për transfuzion dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.
Ky aktivitet synon të nxisë solidaritetin dhe të ofrojë ndihmë konkrete për personat që po përballen me sfida shëndetësore.