Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vonesat në ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, duke thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme po ndikojnë negativisht te qytetarët e kryeqytetit.
Përmes një deklarate në Facebook, Rama tha se vonesat kanë ndikuar drejtpërdrejt në realizimin e projektit, duke theksuar se sheshet janë në shërbim të qytetarëve.
“Bllokadat dhe pengesat e panevojshme veç sa i kanë penalizu qytetarët e Prishtinës, duke e vonu ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’”, është shprehur ai.
Rama shtoi se puna për projektet transformuese në kryeqytet do të vazhdojë.