Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të mbajë sot një konferencë për media për shpalosjen e Pakos për Mbeturinat.
Aktiviteti do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 12:00, ku pritet të prezantohen masat dhe politikat e reja për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas njoftimit, përfaqësues të ministrisë do të flasin për objektivat kryesore të kësaj pakoje, sfidat aktuale në sektorin e mbeturinave dhe hapat që do të ndërmerren për zbatimin e saj në Kosovë.