Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Banorët e Qendrës së Studentëve në Prishtinë tash e tutje do të kenë mundësi të hyjnë në konvikte edhe gjatë natës, pasi është marrë vendim që dyert të mos mbyllen më me çelës.
Nga Qendra e Studentëve kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pas ankesave të studentëve, të cilët shpesh janë përballur me pritje pas mesnate për shkak të vonesave të recepsionistëve.
Sipas zyrtarëve, asnjë student nuk duhet të mbetet jashtë konviktit, pavarësisht orës së kthimit, ndonëse studentët do të vazhdojnë të arsyetojnë vonesat e tyre.
Studentët e kanë mirëpritur ndryshimin, megjithëse disa shprehin shqetësim për mundësinë e keqpërdorimeve.