Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse bari i Kampionatit Botëror 2026 po trajtohet si “yll”? FIFA investon miliona për fushat perfekte

Sport  |  26.05.2026 Ora 7:58   

Pak javë para nisjes së Kampionatit Botëror 2026, ekspertët po punojnë intensivisht për një detaj që shpesh kalon pa u vënë re: barin e stadiumeve.

Pas kritikave të shumta gjatë Copa America 2024 për cilësinë e dobët të fushave në SHBA, FIFA ka investuar mbi 5 milionë dollarë në kërkime shkencore për të siguruar fusha sa më perfekte në 16 stadiumet ku do të zhvillohen 104 ndeshje.

Ekspertët kanë kaluar tetë vite duke testuar lloje të ndryshme bari, mënyra ujitjeje, gjatësinë ideale të prerjes dhe rezistencën e sipërfaqes, në mënyrë që topi të lëvizë normalisht dhe lojtarët të shmangin lëndimet.

Sfida më e madhe mbeten stadiumet e mbuluara, ku mungon drita natyrale e diellit. Për këtë arsye, bari do të ndihmohet nga drita speciale LED që do të krijojë kushtet ideale për rritje dhe mirëmbajtje.

Qëllimi i FIFA-s është të shmangë problemet e mëhershme dhe të garantojë kushte optimale për lojtarët në turneun më të madh të futbollit në botë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing