Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Në Gjermani mund të ndalohen makinat me naftë - vendimi I gjykatës…

Të Tjera  |  28.02.2018 Ora 15:12   
Qytetet dhe qytezat e ndryshme në Gjermani kanë thënë se do të bëjnë cmos që të ndalojnë veturat me naftë për qarkullim, në mënyrë që të mbrohet shëndeti I qytetarëve të tyre.

Gjykata Federale e vendit ka mbështet vendimin e gjykatës më të ulët, se autoritetet lokale mund të veprojnë kur ndotja e ajrit tejkalon nivelet e lejuara.

Qytete si Stuttgart dhe Dusseldorf janë ndër të parat që kanë kërkuar këtë ndalesë, por ato u sfiduan nga autoritetet e tjera lokale të cilat donin që në fillim qeveria e Gjermanisë të sillte ligjet. Stuttgart ka thënë se synon të ndalojë automjetet që kanë një vlerësim më të ulët se Euro 6, për të përdorë rrugët e këtij qyteti, pas 1 shtatorit të viti 2019.

“Fitimi është një rezultat I jashtëzakonshëm për shëndetin e njerëzve në Gjermani dhe mund të ketë ndikim edhe më larg” – ka thënë Ugo Taddei avokat nga Client Earth.

Thuhet se qytetet e tjera mund të bëjnë ndalime të ngjashme me atë të Stuttgart , pa pasë nevojë të marrin leje nga Qeveria Federale e Gjermanisë. 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing