Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Del në shitje vetura BMW ku u vra Tupac Shakur….

Muzikë  |  28.02.2018 Ora 15:25   
Vetura në të cilën gjendej Tupac Shakur, natën kur u vra, është hedhur në shitje për 1.5 milionë dollarë. Vetura e tipit BMW-7 ,  deri më tani ishte në restaurim komplet, por që asaj nuk I është hequr një nga katër vrimat e plumbit të cilat ishin fatale për Tupac natën e 7 Shtatorit të vitit 1996.

Reperi I famshëm u vra vetëm orë pasi ishte pjesë e një zënke në MGM Grand Casino në Las Vegas. Mr Hamilton që është edhe koleksionues I veturave të yjeve të famshëm, I cili ka në pronësi ende këtë veturë, ka thënë se e tillë e re kushton 80 mijë deri në 90 mijë dollarë, por që BMW ku u vra Tupac ka 120 mijë km të kaluara dhe kushton 1.5 milionë dollarë, sepse me të shitet edhe një pjesë e historisë.

Kjo veturë ishte hedhë në treg edhe në muajin shkurt të vitit të kaluar, me të njejtin cmim, por meqë nuk gjeti blerës, ajo u tërhoq nga tregu.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing