Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa në një intervistë të fundit ka treguar se si ja mori uji banesën

Muzikë  |  27.03.2020 Ora 21:52   
Edhe Dua Lipa sikur të gjithë të tjerët po qëndron mbyllur, për të respektuar rregullat e vendosura nga shteti por edhe për të mbrojtur veten, të dashurin e aj e të tjerët nga Covid-19.

Në një intervistë të fundit në një Radio, Dua ka shpalosur disa nga ngjarjet që I kanë ndodhur kohëve të fundit. Ajo ishte për disa koncerte në Australi dhe kur u kthye nuk kishte ku te futej, meqë nga punimet e disa fqinjëve të saj, lart banesës së saj, këtë të fundit e kishte marrë uji, për tu bërë e pabanueshme.

Dua ka treguar se fqinjët kishin renovuar banesën e tyre sipër dhe uji kishte rrjedhur për disa ditë edhe në banesën e saj qka kishte bërë që e gjithë dyshemeja e saj të mbulohej me ujë e të shkatërrohej.

Kështu ajo dhe I dashuri I saj Anwar kishin menduar të ktheheshin në Amerikë e këto ditë ti kalonin me familjen e këtij të fundit, por meqë Trump ndaloi të gjitha fluturimet për në SHBA, atyre edhe kjo gjë nuk iu mundësua. Kështu Dua ka treguar se janë duke qëndruar në një banesë të thjeshtë të huazuar për momentin.

Dua Lipa e cila kishe planifikuar që albumin e saj “Future Nostalgia” ta hidhte në treg me datën 03 prill, e bëri me 27 mars do të thotë sot, meqë disa nga këngët “rrodhën” vjedhurazi në internet, për cka Dua dukej shumë e mërzitur në videon e saj Live në Instagram./radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing