Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Hanks dhe Rita Wilson dalin nga karantina, kthehen në SHBA

Film  |  28.03.2020 Ora 22:15   
Aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson, ishin të famshmit e parë të cilët bënë të ditur se janë prekur me virusin korona.

Dyshja ishin në Australi ku aktori Tom Hanks po xhironte filmin e tij më të ri rreth Elvis Presley, ku Hanks luan rolin e menaxherit të yllit të muzikës Colonel Tom Parker, ndërsa filmi është në nën regjinë e Baz Luhrmann.

Aktualisht është bërë e ditur se është ndërprerë xhirimi dhe produksioni është shtyrë. Tani Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita janë rikthyer në SHBA, ku kanë treguar se karantina për ta ka mbaruar.

Tom dhe Rita gjithashtu kanë falënderuar fansat dhe gjithë ata të cilët I kanë mbështetur derisa kaluan Covid -19. /radioplus/  
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing