Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nuk ka pushim për RadioPlus! Këtë të diel, në festën e Fiter Bajramit jeni me livestream Radio Show nga Dj Professional dhe Dj Fantos

Muzikë  |  22.05.2020 Ora 12:43   
Më 24 maj, duke filluar nga ora 21:00 do jeni për 30 minuta me Dj Professional, dhe në orën 21:45 do ju argëtoj Dj Fantos.

Me ritmet Dance dhe House, Dj Professional ka qenë aktiv me hitet më të reja që nga viti 1996 kur edhe e filloi karrierën e tij muzikore. Është kryeredaktor, redaktor i muzikës, producent, prezantues dhe Dj. Ka qenë iniciator per krijimin e formatit modern te radios, ku vemendje me e madhe i kushtohet promovimit te muzikes me te re, ofrimin e programeve moderne muzikore-argetuese, dhe informatave me te fundit nga shou-bizi. Prezenton emisionet e njohura: LOVE SONGS, TOP 30 HIT PARADE, NEW MUSIC FIRST, CLUB CHART TOP 10, si dhe përgadit programet: "Latino Plus", "City Life", "Rock Plus", "Retro", "Mix by Mix". Ylberi është fanatik i muzikës më të re dhe ekskluzive, një tipar që e dallon Plusin nga të gjitha radio stacionet tjera. Ka performuar bashke me DJ-et e njohur boteror: Tom Novy, Agent Greg, Jamie Lewis, Deba Montana, Mary Amado, Nervo, Kellie Acreman, etj. Energjia dhe pasioni për muzikën house mbizotëronte kryeqytetin kosovar, Dj Professional performonte në të gjitha baret dhe klubet më të mira në qytet, vend dhe rajon. Javën e kaluar ishte me ne përreth 30 minuta, ku argëtoi publikun përmes formatit Livestream. Punën e tij mund ta gjeni edhe në këto linqe: https://www.mixcloud.com/Dj_Professional/?fbclid=IwAR35bXr0O6qt8WyMl-iTn7zg9dkCQJvfogVwJscPfkwa4a_grDne5RLcT9Q
https://soundcloud.com/dj-professional?fbclid=IwAR35bXr0O6qt8WyMl-iTn7zg9dkCQJvfogVwJscPfkwa4a_grDne5RLcT9Q

Edhe pse pak më vonë në karrierë, Dj Fantos me stilin e tij RnB dhe Hip-Hop vazhdon të dhuroj netë të paharruara gjithandej Kosovës. Ai është pjesë e RadioPlus që nga viti 2000 si teknik dhe DJ. Gjithmonë i prirur për sfida, ai qëndron mbi fjalët drejt një interpretimi të vërtetë muzikor. Një ideal energjik që identifikohet në stilin e tij origjinal që eksploron dimensione të reja që lë pas një mendje skeptike dhe që çon një mendje të hapur drejt së ardhmes.
Duke arritur një autoritet të padiskutueshëm kur bëhet fjalë për skenën kosovare, DJ Fantos ka punuar pa u lodhur për të zgjeruar qasjen e tij avangarde përtej vetvetes.Të dielën ai ishte me ne poashtu për 30 minuta me verzion Hip-Hop Deep House.

Tani e tutje, çdo të diel në RadioPlus do të ketë performanca live ku këtë javë do të jenë sërish Dj Professional dhe Dj Fantos.
Më 24 maj, nga ora 21:00 do të jetë nën ritmet Dance dhe House, Dj Professional. Prej orës 21:45, për ju do të ketë përformancë live nga Dj Fantos me Reggaeton.

Mos mungoni!

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing