Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Finalizohen përgatitjet për “Shtegun e Shpresës”

Sport  |  01.03.2018 Ora 17:14   

Në shënimin e 20 vjetorit të fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës për 10 vjetorin e  shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor ka finalizuar përgatitjet për mbajtjen e “Shtegut të Shpresës”, “vrapimit 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë me 3 dhe 4 mars, 2018, transmeton Klan Kosova.

Për të vrapuar në katër segmentet e “Shtegut të Shpresës”, janë regjistruar gjithsej mbi 330 persona.

Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është mbyllur.

Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur edhe mbi 100 vullnetarë të cilët do të ofrojnë mbështetje logjistike gjatë vrapimit.

Po ashtu është siguruar mbështetje institucionale dhe e donatorëve për ta mbështetur këtë aktivitet.
/klankosova

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing