Ai tashmë ka vulosur faktin se asnjë nuk mund ta luaj Aquaman, më mirë se ai.
Por që ofertat për aktorin Jason Momoa nuk po kanë të ndalur, së fundi është bërë e ditur se aktori në fjalë do të huazojë zërin e tij për karakterin e famshëm Frosty The Snowman, një personazh shumë I dashur sidomos në kohën e Krishtlindjeve.
Jeta e Frosty The Snowman filloi si këngë fillimisht në vitin 1950, por ky karakter u bë I gjallë, kur disa fëmijë I vendosën një kapelë nga mëndafshi në kokë. Ndërsa si seri speaciale e animuar filloi të transmetohej në TV qysh nga viti 1969. / radioplus.fm/