Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

10 fakte për Dua Lipën që nuk i keni ditur

Muzikë  |  02.03.2018 Ora 8:44   
Gazeta e njohur britanike, NME së fundmi ka publikuar një shkrim për këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ku ka numëruar dhjetë fakte për të, të cilat publiku mund të mos i ketë ditur, shkruan Radio Plus.

“Ajo ka rregulla të reja, ne kemi fakte interesante”, shkruan NME.

1. Dua Lipa ka tatuazhin e njejtë me një një fanse e saj, që është një engjëll (Fansja e saj është nga Madridi)

2. Ajo është shumë e shkathët në shqiptimin e fjalëve (Këtë shkathtësi e ka treguar edhe gjatë një interviste, ku ka shqiptuar fjalen “pterodacty)”

3. Ajo ka punuar në një klub nate në Londër ("Ishte përvojë e tmerrshme", ka thënë Dua Lipa)

4. Emri i saj i parë do të thotë (Dua) në shqip (Ajo e ka urrejtur emrin e saj kur ka qenë e vogël)

5. U largua nga shtëpia në moshën 15 vjeçare (Shkoi të jetonte e vetme në Londër)

6. Ka shkuar në të njëjtën shkollë si Amy winehouse (Në të njejtën shkollë ka shkurar edhe Rita Ora, Tom Fletcher dhe Jesy Nelson

7. Ajo mendoi se të luante basketboll do ta ndihmonte të rritej (“Sapo ndaloja basketbollin, ndaloja të rritesha”, kishte thënë Dua)

8. Ajo e kishte sulmuar njëherë një polic, së bashku me shoqërinë e saj (Kjo ka ndodhur në Llondër në moshën 15 vjeçare)

9. Talenti i muzikës rrjedh nga familja (Dugagjin Lipa, babai i Duas ka qenë pjesë e një rok grupi kosovar)

10. Zëri i saj nuk është vlerësuar gjithmonë (Në moshën 11 vjeçare në mësues i kishte thënë se ajo nuk di të këndojë) /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing