Krijuesi I hit dramës televizive “Peaky Blinders” ka bërë të ditur se ky serial do të ketë një rikthim jo të natyshëm, por që gjithashtu ka thënë se fansat e tij duhet të presin deri në 2022 për ta parë atë.
Steven Knight ka thënë se atij I pëlqen të luajë me personazhet kryesore të serisë, në këtë rast Tommy Shelby, rol I luajtur nga Cillian Murphy, I cili do të jetë paksa I “mallkuar” në sezonin e ri.
Covid-19 është fajtori kryesor I të gjitha këtyre problemeve me vonesë në lansim, meqë sipas bossëve të filmit “Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet në janar të vitit 2021 dhe ato do të zgjasin deri në fund të Majit ose Qershorit, pastaj nevojiten 6 muaj editim, kështu që nuk ka shansa të lansimit të sezonit të 6-të para 2022-tës, thuhet në njoftim./radioplus/