Këngëtarja e famshme amerikane Jennifer Lopez nuk ka lënë anash projektet muzikore edhe gjatë izolimit nga pandemia Covid-19.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ajo ka pozuar së bashku me këngëtarin Maluma duke thënë se do të bashkëpunojnë për projektin e ri.
Derisa që të dy u panë shumë të lumtur për kumtimin e lajmit, as Jennifer dhe as Maluma nuk e kanë zbuluar emrin e këngës.