Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Shumë pyetje rreth fluturimit me aeroplan, ekspertët japin disa përgjigje

Të Tjera  |  02.03.2018 Ora 12:42   
Shumë njerëz e kanë të pashmangshëm udhëtimin me aeroplan, shkaku I kursimit të kohës edhe nëse ata janë të frikësuar për vdekje nga një udhëtim  I tillë. Por ka edhe nga ata të cilët e bëjnë këtë gjë me shumë dëshirë. Prandaj është e pamundur të mos ketë pyetje të llojit: Cka nëse?. Disa prej pyetjeve më të shpeshta I janë përgjigjur ekspertë australianë të kompanisë   Skyscanner, Traveller and Flight Center.

Pse duhet të ngritet pjesa që mbyll dritaren para uljes?

Sipas Skyscanner, kjo bëhet për arsye sigurie, edhe pse aeroplanët e rinj Boeing 787 Dreamliners e kanë zëvendësuar modelin e e vjetër me dritare vetë-ngjyrosëse, ata komercialë vazhdojnë të kenë dritaren që e mbyllë me ndihmën e dorës. Hapja e saj preferohet para se aeroplani të ulet, për shkak të dukshmërisë e cila ndihmon ekuipazhin të vlerësojë rreziqet nëse kërkohet ndonjë evakuim, nga zjarri, apo diqka tjetër. Por gjithashtu kjo ndihmonë që sytë e udhëtarëve të përshtaten më shpejt me dritën, sepse në rast të ndonjë emergjence duhet lëvizje e shpejtë.

Cka nëse hapet njëra nga dyert gjatë fluturimit?

Kjo është një dukuri e shpeshtë tek filmat Hollywood-ian por që ekspertët thonë se kjo në fakt është e pamundur. Dera është pothuajse e pamundur të hapet për shkak se presioni mbrenda aeroplanit është më I madh se ai jashtë. Dyert janë të dizajnuara që të hapen vetëm kur aeroplani është ndalur, edhe presioni më I fortë nuk do të jetë në gjendje ta hapë atë gjatë fluturimit. 

Pse aeroplanët fluturojnë aq lartë?

Sipas qendrës së fluturimeve, shumica e aeroplanëve fluturojnë mbi 9.144 metra lartësi. Duke filluar nga 9.144 metra deri në 12.192, motorët e një aeroplani mund të punojnë më mirë, ka më pak zvarritje në ajër të hollë, ku gjithashtu kursehet karburanti. Natyrisht se edhe pesha dhe madhësia e një aeroplani janë faktorë vendimtarë, në atë se sa lart do të fluturojnë, por edhe destinimet, kushtet e motit, turbulencat e të tjera.
 
Këtyre dhe pyetjeve të tjera I janë përgjigjur ekspertët duke thënë se udhëtimi me aeroplan në fakt është edhe shumë I sigurt, ndërsa ndër të tjera kanë folur edhe për pushimet që kanë si pilot dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit, si dhe dallimin mes ushqimit nga klasa ekonomike që natyrisht përmbajnë përbërës më të lirë, sesa ato që shërbehen në klasin e parë që në raste disa nga to gatuhen edhe në bord. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing