Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha mentore në "American Idol" (Foto)

Muzikë  |  05.03.2018 Ora 10:03   
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha do të jetë mentore e konkurrentëve në "American Idol" 2018, shkruan Radio Plus.

Lajmin e bëri të ditur vetë Bebe Rexha përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se 10 vite më parë ajo nuk ka arritur të kalonte madje as raundin e parë në këtë spektakël të famshëm garues.

“10 vite më parë nëna ime dhe unë kemi pritur për dhjetë orë në radhë për audicionet e American Idol. Unë nuk arrita ta kaloj as raundin e parë, por nuk hoqa kurrë dora nga ëndrra ime. Është çmenduri se si jeta vjen në një rreth të plotë. Jam e ngazëllyer të njoftoj se unë do të jem mentore e konkurrentëve në American Idol,” ka shkruar Bebe Rexha. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing