Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lajm i mirë nga UEFA, Superkupa e Europës do luhet me praninë e tifozëve

Sport  |  21.08.2020 Ora 16:35   

Koronavirusi bëri që një pjesë e mirë e ndeshjeve të sezonit 2019-2020 të luhen pa praninë e tifozëve, megjithatë rikthimi i këtyre të fundit në shkallët e stadiumeve duket afër.

Kështu UEFA në një video-konferencë ka vendosur që Superkupa e Europës të luhet me praninë e tifozëve, ndërsa vendimi pritet të të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit.

Nuk bëhet fjalë për një hapje totale të dyerve të stadiumit, por vetëm për praninë e një numri të kufizuar tifozësh, pra vetëm një pjesë që pritet të jetë sa 1/3-a e kapacitetit total të stadiumit.

Kujtojmë që Superkupa Europiane do të zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, në Hungari. Ky stadium ka një kapacitet prej 67 mijë tifozësh dhe për Superkupën pritet të lejohet prezenca e rreth 20 mijë tifozëve.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing