Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​ Dame Olivia DeHavilland 101 vjeçe, padit rrjetin FX

Film  |  06.03.2018 Ora 10:51   
Ajo është një nga të mbijetuarat e fundit të Epokës së Artë të Hollywoodit, por që Dame Olivia DeHavilland aktorja tashmë 101 vjeqe, nuk e ka humbur etjen e saj për një luftë.

Aktorja e lindur në Britani të Madhe po padit prodhuesit e një drame televizive, ku sipas saj me të padrejtë ajo u portretizua si një grua e keqe e thashethemeve.

Ylli I filmit “Gone With The Wind”ka marrë masa ligjore kundër rrjetit FX dhe producentit Ryan Murphy mbi portretizimin e saj nga aktorja Catherine Zeta Jones, në dramën “Feud: Bette and Joan”.

Seria e cila u shfaq në BBC2, në fakt u fokusua tek rivaliteti toksik që kishte në mes të Bette Davis dhe Joan Crawford, ndërsa Dame Olivia aty jep vetëm komente në këtë dramë, por që FX dhe Murphy asnjëherë nuk kanë marrë leje për të përdorë emrin dhe identitetin e saj në këtë projekt.

Nëse aktorja mund të vazhdojë me padinë, këtë do ta vendos më vonë gjatë këtij muaji Gjykata e Apelit e Kalifornisë.

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing