Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

PSG-Real Madrid dhe Liverpool-Porto, formacionet e mundshme

Sport  |  06.03.2018 Ora 16:26   
Sonte do të fillojnë ndeshjet e dyta të fazës 1/16 në kuadër të kompeticionit “Champions League”, ku nga ora 20:45 do zbresin në fushë PSG-Real Madrid dhe Liverpool-Porto.

Paris Saint Germain do të kërkojë të befasojë Real Madridin dhe të përmbyse rezultatin 3-1 nga ndeshja e parë dhe kështu të kualifikohet në çerek-finale të garës më të madhe për klube.
Por francezët nuk do ta kenë të lehtë pasi që kundër kampionëve në fuci do zbresin pa Neymar në përbërjen e tyre.
Te Reali në dyshim janë Toni Kroos dhe Luka Modric, i pari për shkak të lëndimit në gju, i dyti me probleme muskulore dhe tekniku francez ende është në dyshim sa a do të fillojë me dyshen në mesfushë.

Formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Areola; Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Berchiche; Verratti, Thiago Motta, Rabiot; Mbappe, Cavani, Di Maria.

Real Madrid (4-3-3): Keylor Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Kovacic, Casemiro, Isco; Bale, Benzema, Ronaldo.

Ndeshja tjetër mes Liverpool dhe Porto do të luhet vetëm për statistika, e themi këtë se rikthimi i Portos 0-5 nga ndeshja e parë në shtëpi të Liverpoolit vështirë që do të ndodh.
 
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Emre Can, Henderson, Milner; Salah, Solanke, Mane.

Porto (4-4-2): Casillas; Pereira, Felipe, Marcano, Telles; Otavio, Oliveira, Herrera, Brahimi; Aboubakar, Soares. /plusSport
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing