Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Holanda ashpërson masat kundër Covid 19

Covid-19  |  29.09.2020 Ora 9:20   

Shumë banorë në Hollandë, për herë të parë, do të këshillohen të mbajnë një maskë fytyre në dyqane ndërsa vendi vendos një sërë masash për të kontrolluar një valë të dytë të Covid 19. Krahasuar me fqinjët e saj, Hollanda kishte shmangur kufizimet e rrepta deri më tani.

Hollanda një vend me 17 milion banorë,këtë javë ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus me rreth 3000 raste ne ditë.
 
Masat e reja do të fillojnë të martën dhe do të zgjasin të paktën tre javë."Ne po bëjmë më të mirën, por virusi po shkon më mirë," ka deklaruar të Hënën Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jong. Në një konferencë shtypi në televizion, Kryeministri Hollandez Mark Rutte shpjegoi se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit - Amsterdam, Roterdam dhe Hagë - ishte bërë "serioze" dhe kërkonte veprime urgjente.

Nga e marta njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jo-thelbësore midis tre qyteteve, tha ai.Restorantet dhe baret do të kërkohet të mbyllen deri në orën 22:00 dhe njerëzit do të këshillohen të punojnë nga shtëpia; tubimet shoqërore brenda shtëpive të njerëzve nuk duhet të kalojnë tre persona dhe tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

Bartja e maskave ishte tashmë e detyrueshme në transportin publik, por qeveria holandeze deri më tani kishte shmangur sugjerimin që klientët të mbanin maska brenda dyqaneve.Masat e reja këshillojnë që blerësit në tre qytetet më të mëdha duhet të mbulojnë fytyrën e tyre nga e marta ndërsa dyqanet do të lejohen të refuzojnë hyrjen për ata që nuk mbajnë maskë.

"Natyrisht këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike," tha kryeministri i Hollandës "Por lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë."

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit në këtë shtet raportoi 2,914 raste të reja, pasi vendi theu rekordin e tij për infeksione të reja të Dielën me 2,995 raste.

 
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Covid-19

Marketing