Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kush është i dashuri i Duas?

Muzikë  |  07.03.2018 Ora 15:58   
Dua Lipa është njëra ndër artistet më të bukura në skenën muzikore, kështu që ka kuptim kur shumica e njerëzve dëshirojnë të dijnë se me kë po flirton ajo.
 
Me Duan që është e re, e bukur dhe single, nuk është surprizë që ajo ka filluar t'i shpeshtoj lidhjet me njërin ndër yjet e muzikës. Bëhet fjale për Calvin Harris (ish i dashuri i Rita Ora) ku tabloidi anglez "The Sun"  ka shkruar se Dua ka pranuar që është nisur për Los Angeles dhe ka një "këngë specifike në mendje për një person specifik" por një herë duhet "ta krijoj një lidhje me të". Kështu që duhet të presim se çfarë do të ndodhë.

Pas prezantimit në Brit Awards në shkurt të 2018, Jack Whitehall dhe Dua Lipa janë parë shumë të afërt në afterparty, sipas disa raportimeve nga afër.
Nga aty thuhet se mes këtyre dy personazheve ka pasur një lidhje, pasi natën e kanë kaluar duke komunikuar shumë afër njëri tjetrit dhe nuk kanë munguar puthjet e vogla.
Më tej thuhet se Dua nuk i është shqitur Jackut për asnjë moment, ku dhe kanë vallëzuar gjatë tërë mbrëmjes.
 
Pas ndarjes me anëtarin e grupit amerikan "LANY", Paul Klein, është raportuar se Dua i është rikthyer ish të dashurit të saj, Isaac Carew.
Tabloidi angles "The Sun" ka shkruar se ata kanë filluar të shkëmbejnë mesazhe më njëri tjetrin, por Dua ka qenë jashtë shtetit për disa javë dhe nuk e kanë takuar njëri tjetrin. Më tej shkruhet se Dua këngën "New Rules", i'a ka kushtuar Isaac Carew.
Këta të fundit kanë qenë të lidhur nga 2015 deri në shkurt të 2017.

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing