Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BRITs: Niseni Ditën Ndërkombëtare të Gruas me Dua Lipën (Video)

Muzikë  |  08.03.2018 Ora 9:32   
Ceremonia BRIT Awards 2018, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës në Britani dhe në botë e cila vlerëson artistët më të sukseshëm, u mbajt më 21 shkurt në Londër dhe këngëtarja me preardhje nga Kosova, Dua Lipa ka qenë ylli i mbrëmjes së BRIT Awards 2018, si për nga nominimet, ashtu edhe nga çmimet e fituara.

Dua Lipa ishte e nominuar në 5 kategori, duke u bërë artistja më e nominuar në historinë e BRITs, ndërkaq fitoi edhe dy çmime “British Female Solo Artist”, ku në këtë kategori përveç Duas, të nominuara ishin Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.

Cmimi i dytë për Duan në BRIT Award 2018 është “British Breakthrough Act” apo  “Artistja më e mirë depërtuese për muzikë” në Britani.

Ndërkaq sot më 8 mars “Ditën Ndërkombëtare të gruas” faqja zyrtare e BRITs thotë se duhet ta nisni pikërisht me Dua Lipën dhe fjalimin e saj pasi pranoi çmimin “British Female Solo Artist”, në Brit Awards.

“Filloni Ditën Ndërkombëtare të Gruas me Dua Lipën “Best British” të BRIT Awards dhe fjalimin e saj domethënës. Kjo është një fitore për Duan dhe një fitore për fuqinë e vajzave”, shkruhet kështu në faqen zyrtare të BRITs.

“Unë dua të falënderoj çdo femër të vetme që ka qenë në këtë skenë para meje. Jo vetëm vajzat në industrinë e muzikës, por vajzat në shoqëri. Në këtë vend duhet të frymëzohen nga femrat e të na lejojnë për të ëndërruar gjëra të madhe”, kishte thënë Dua Lipa në fjalimin e saj. /radioplus/

Ky është fjalimi i Dua Lipes në BRITs:





 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing