Christian Eriksen mund të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, sipas raporteve në Itali.
Ish-ylli i Tottenham nuk luajti dy ndeshjet e fundit të Interit kundër Atalanta-s dhe Real Madrid-it dhe sipas Fabrizio Romano shitja e tij në afatin e janarit ‘nuk mund të përjashtohet.’
Inter refuzoi ofertat e huazimit të Borussia Dortmund dhe Herta Berlin gjatë verës, shkruan Romano në Calciomercato.com, pasi Nerazzurrët nuk dëshironin ta shesin lojtarin falas siç bënë me Radja Nainggolan sezonin e kaluar.
Një opsion për të ardhmen mund të jetë një marrëveshje shkëmbimi siç ndodhi në 2017 kur Nerazzurrë shitën Geoffrey Kondogbia te Valencia në këmbim të Joao Cancelo-s.
Ky është një skenar i mundshëm për verën edhe pse për momentin nuk ka ende negociata konkrete./radioplus