Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift publikon videoklipin e këngës “Delicate”, për tri ditë 25 milionë klikime

Muzikë  |  14.03.2018 Ora 9:48   
Pas sukeseeve me këngën “End Game” në bashkëpunim me Ed Sheeran dhe Future, këngëtarja e famshme amerikan Taylor Swift tashmë ka publikuar me videoklip edhe një prej këngëve të albumit “Reputation”.

“Delicate” titullohet kënga e pestë me radhë e albumit “Reputation” të cilën Taylor dy ditë më parë e lansoi bashkë me videoklip, shkruan Radio Plus.

Albimi “Reputation” i gjashti me radhë në karrierën e Taylor Swift, përmbanë 15 këngë shumica pre tyre hite të mëdha si “Look Ëhat U Made Me Do”, “End Game”, “Ready For It”, “Gorgeous” etj.

Si zakonisht edhe në videoklipin e ri të “Delicate” regjinë e të cilit e ka realizuar regjisori i njohur amerikan, Joseph Khan, Taylor vjen mjaft e veçantë dhe si zakonisht ajo vetë është personazhi kryesor.

Në videoklipin e ri Taylor Sëift arrinë të bëhet e padukshme në sy të të tjerëve, dhe fillon të jetë vetëvetja të sillet çuditshëm, pasi askush se vërenë ekzistencën dhe selljet e saj.

Ne disa skena të videoklipit shihen edhe disa mbishkrime, të cilat nga fansat është komentuar se janë emrat e ish të dashurve të saj.

“Delicate” u publikua vetëm tri ditë më parë dhe tashmë është klikuar rreth 24 milionë herë është shpërndarë dhe ka marrë shumë komente pozitive në rrjete sociale, nga fansat e këngëtares.

Së fundmi Taylor Sëift fitoi çmimin "Female Artist Of The Year" në "iHeart Music Award”, ndërkaq është nominuar edhe në “Echo Aëards” në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar”, ku për të marrë këtë çmim është në konkurrencë me Rita Orën dhe Dua Lipen. /radioplus/






 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing