Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Madonna sërish në rolin e regjisores

Film  |  14.03.2018 Ora 11:37   
Kanë kaluar më shumë se shtatë vite kur këngëtarja e muzikës pop Madonna nuk ishte më në rolin e regjisores. Por tashmë është bërë e ditur se ajo sërish do të vihet në karrigen e regjisores për të drejtuar filmin “Taking Flight”, për MGM.

Studio filmike që nga viti 2015 ka blerë të drejtat e këtij projekti dhe bashkë me të edhe kujtimet e Michaela DePrince, si dhe udhëtimin e saj të mahnitshëm nga Sierra Leone e shkatërruar nga lufta e deri në lartësinë e të bërit yll në balet.

Michaela ishte adoptuar në moshën 4 vjeqare nga Elaine dhe Charles DePrince, ajo ka jetuar dhe studiuar në Amerikë, derisa si 17 vjeqare ka debutuar si një balerinë e suksesshme.

Ajo gjithashtu ishte edhe pjesë e videospotit të këngës Lemonade të Beyonce. Ende nuk ka ndonjë datë të saktë të lansimit të filmit por që Madonna ka thënë për Variety se është super e kënaqur, që ajo do të sjellë në jetë tregimin për yllin e baletit Michaela DePrince./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing