Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Heung-Min Son rrezikon dy vjet mos-lojë për shkak të ushtrisë

Sport  |  14.03.2018 Ora 17:15   
Te Tottenhami i tremben faktit se mund të humbasin sulmuesin Heung-Min Son për dy vite.
Arsyeja? Lojtari nuk ka kryer ushtrinë në vendlindjen e tij dhe sipas ligjit atje të gjithë meshkujt duhet të bëjnë rreth 21 muaj shërbim ushtarak para se të mbushin 28 vjeç.

Son e arrin këtë moshë në Korrik të 2019-ës dhe thirrja nga ushtria do ta përjashtonte nga sezonet e 2019-2020 dhe 2020-2021.

Megjithatë qeveria e Koresë së Jugut bën edhe përjashtime për “yjet” e sportit, të cilët marrin pjesë në eventet e mëdha. Që do të thotë se, nëse lojtari i Tottenhamit zhvillon një paraqitje të mirë me Kombëtaren në Botërorin e Rusisë, nuk do ta kryejë ushtrinë.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing