Aktori amerikan Armie Hammer është tërhequr nga filmi “Shotgun Wedding”, ku gjithashtu luan Jennifer Lopez, pas sulmeve që atij ju bënë në internet, pasi dolën mesazhe me përmbajtje seksuale kinse të dërguara nga ana e tij.
Roli I tij në këtë film tashmë do të ipet për ndonjë tjetër aktor, ndërsa Hammer ka thënë se mesazhet dhe gjithqka qka u përfol për të janë të rreme dhe se në fak ai nuk ka hequr dorë nga filmi për këtë arsye, por për shkak se nuk mund të qëndroj 4 muaj larg fëmijëve të tij, aq sa zgjatin xhirimet e filmit në Republikën Dominikane.
34 vjecari Hammer I njohur për rolet e tij në “The Social Network” dhe “Call Me By Your Name”, ka thënë ndër të tjera se shtëpia filmike LionsGate gjithashtu e ka mirëkuptuar në këtë vendim të tijin./radioplus/