Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​"Daily Mail" publikon një artikull për Dua Lipën, jep detaje nga koha kur ajo ka jetuar në Kosovë (Video)

Muzikë  |  19.03.2018 Ora 10:46   
"Daily Mail" së fundmi i ka kushtuar një artikull të gjërë Dua Lipës dhe fillimeve të saj si këngëtare.

"Ajo bëri histori në "Brit Awards" duke u shpërblyer me disa çmime, por Dua Lipa e ka treguar talentin e saj që kur ishte vetëm 12 vjeçe.

Si pjesë të artikullit "Daily Mail" ka publikuar edhe një video ku Dua Lipa shihet duke kënduar një këngë në gjuhën shqipe, bashkë me shoqën e saj, Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris, dhe më pas këngën “No One” të Alicia Keys, shkruan Radio Plus.

Videoja është bërë gjatë kohës kur ajo ishte vetëm një nxënëse në Prishtinë, shkollën private “Mileniumi i Tretë”.
Daily Mail në këtë artikull ka përfshirë edhe medimet e disa prej shokëve të fëmijërisë së Dua Lipës.

Ish-shokët e shkollës thonë se Dua gjithmonë ka pasur ëndrra të mëdha, edhe kur ajo ishte shumë e vogël.

Andi Selimi, i cili e njihte Duan në shkollë, tha: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë muzikore. Ajo ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja.

“Ne luajtëm së bashku në një film të shkurtër kundër drogës. Ajo e donte hip hopin dhe kishte të njëjtën fytyrë të bukur sikur tani. Të gjithë e pëlqyen atë”. “Ne ishim shokë më të mirë, por nuk kam biseduar me Duan që kur ajo u kthye në Londër nga Kosova”, ka shtuar ai.

Dua vijoi mësimet në shkollën ‘Mileniumi i Trete’ në Prishtinë që nga mosha 11 deri në 15 vjeç, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj në muzikë.

Para se të nënshkruante një kontratë me shtëpitë diskografike, ajo do të publikonte videot e saj "cover" në YouTube, inspiruar nga këngëtarët si: Pink dhe Nelly Furtado, ndërsa më vonë punoi edhe si modele.

"Dua bëri historinë e Brit Aëards duke u bërë artistja e parë femër me pesë nominime në një vit të vetëm", përfundon kështu artikulli në Daily Mail. /radioplus/
 

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing