Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​"Deadpool" do të ketë premierën në Kinë muajin e ardhshëm

Film  |  19.03.2018 Ora 12:14   
Edhe pse filmi i kaluar me superhero "Deadpool" u ndalua së shfaquri në Kinë, tashmë gjërat kanë ndryshuar për pjesën e re të këtij filmi, ai do të ketë premierën e tij pikërisht në Beijing, Festivalin e Filmit atje, i cili mbahet muajin e ardhshëm nga data 15 deri më datën 22.

Filmi i parë nuk u lejua të shfaqet, duke lënë fansat kinezë të filmit shumë të zhgënjyer, meqë përfundimisht nuk u ishte dhënë as edhe një shpjegim i vetëm duke arsyetuar ndalesën.

Bëhet e ditur se Kina nuk e ka të rregulluar një sistem të vlerësimit të filmave dhe kështu kërkon që të gjithë filmat të jenë të përshtatshëm për audiencën e të gjitha moshave, ndërsa për "Deadpool" thuhej se ishte shumë "seksi" për tregun kinez.

Gjithashtu shtëpia filmilke Fox, ka treguar se filmi do të shfaqet i pa cenzuruar, meqë të gjithë filmat në festival duhet të shfaqen në versionin e tyre origjinal./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing