Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

James Arthur rikthehet me këngën “Medicine”

Muzikë  |  07.03.2021 Ora 15:23   
Pas suksesit në mbarë botën me këngën “Train Wreck”, James Arthur është rikthyer këtë javë me lansimin e këngës me titull “Medicine”.
 
Ai e këngën e publikuar të shtunën e ka sjell edhe me videoklip.
 
Kënga është prodhim i Red Triangle dhe Matt Rad.
 
“ Është një reflektim mbi veten, marrëdhëniet, komunitetin edhe mbi fuqitë shëruese e restauruese të dashurisë mbi vështirësitë. Është, mund të thuash, kënga e përsosur për pranverën e vitit 2021”, ka thënë James në mesazhin e tij rreth këngës “Medicine”.
 
“Viti i kaluar ka sfiduar  gati çdo çift të shikojë rreth vetvetes. Ka qenë si një pasyrë para nesh apo jo? Dhe partnerja ime ishte mbështetësja ime më e madhe gjatë gjithë kohës. Janë disa vargje të errëta …”, ka vazhduar ai.
 
James ka qenë duke vuajtur nga depresioni, dhe pasi kishte kaluar një javë vitin e kaluar në spital në Zvicër, ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar , ku vendosi të përdorte shtëpinë e tij të re si një vend rehabilitimi, duke marrë terapi të nevojshme.
 
Ai  gjatë  kësaj kohe ka  shkruar dhe ka regjistruar këngë në studion brenda shtëpisë së tij.
 
James Arthur, së fundi ka nënshkruar marrëveshje të re me “Columbia Records- UK”, dhe ka arritur  një bashkëpunim me “Columbia Records”, në  Gjermani.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing