Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

DisneyLand shumë shpejt do të ketë edhe Avengers si pjesë të parkut

Film  |  21.03.2018 Ora 10:54   
Disney padyshim se është mbreti I arkave globale viteve të fundit, por këtu kanë kontribuar edhe blerjet që ka bërë, si Pixar, Marvel dhe Lucasfilm. Duke pasë parasysh suksesin e madh që po ka Marvel Cinematic Universe, me filmin The Avengers: The Infinity War, I cili vjen shumë shpejt, Disney ka vendosur që hapat e ardhshëm ti marrë të një niveli tjetër.

Të gjitha parqet e famshme DisneyLand në botë, shumë shpejt do të kenë edhe zonat e inspiruara nga filmi Avengers. Kompania Disney bashkë me Marvel Studios dhe Marvels Themed Entertainment do të sjellë superheronjtë e Avengers në tri zonat e famshme të Disney-t, si Disney Land  Resort në California, DisneyLand në Paris dhe DisneyLand në Hong Kong.

Ata në fakt do të zëvendësojnë super-heronjë më të vjetër, me ata të cilët janë hit aktual duke ndërtuar vendin në bazë të temës Avengers, që pritet të jetë gati  në fillimin e vitit 2020./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing