Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Scarlett Johansson pjesë e filmit të Wes Anderson

Film  |  18.08.2021 Ora 8:13   
Ylli i kinematografisë, Scarlett Johansson, ka arritur ta fitojë rolin e parë pas padisë kundër kompanisë “Disney”.

Aktorja 36-vjeçare i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm të regjisorit, Wes Anderson.

Në projektin ende të patitulluar të regjisorit Anderson, do të luajnë edhe bashkëpunëtorët, Adrien Brody, Jason Schwartzman, Tilda Swinton dhe Bill Murray, si dhe aktorët me të cilët do të bashkëpunojë për herë të parë, Margot Robbie dhe Tom Hanks.

Ylli i filmit “Black Widow”, Johansson, në të kaluarën ka punuar me regjisorin e famshëm në filmin e tij të animuar, “Isle of Dogs”.

Ndërsa, filmi i fundit i realizuar nga Anderson e mban titullin, “The French Dispatch”. Ky projekt e shënoi premierën botërore në festivalin e sivjetmë të filmit në Kanë, si dhe do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 22 tetori.
 
Johansson së fundmi bëri bujë në mediat botërore me padinë ndaj “Disney” për shkelje të kontratës, kjo pasi kompania gjigante vendosi ta lansojë filmin me “Black Widow”, nëpër kinema dhe në platformën digjitale “Disney+”, në të njëjtën kohë.

Aktorja në padinë e saj deklaron që filmi i mbushur me skena aksion ka arkëtuar më pak të holla nga shitja e biletave, çka i ka kushtuar asaj me humbjen e 50 milionë dollarëve nga bonuset e arkave filmike.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing